Follow us on:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi udhëtoi për në Slloveni, për të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që do të mbahet në Bër

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në orët e pasdites për në Slloveni, për të marrë pjesë në Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që mbahet nesër, në Bërdo afër Kranjit.

Para nisjes, në një konferencë për media të mbajtur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, kryeministri Thaçi rikonfirmoi se në konferencën e Bërdos do të marrë pjesë si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ashtu siç edhe është ftuar nga organizatorët e konferencës, kryeministri slloven, Borut Pahor dhe kryeministrja kroate, Jadranka Kosor.

Republika e Kosovës në konferencën që do të mbahet në Bërdo do të jetë e përfaqësuar në mënyrë të barabartë, sikur të gjitha shtetet e rajonit, me statusin që e ka, të njohur si shtet i pavarur dhe sovran - u shpreh kryeministri Thaçi.