Follow us on:

Ambasadorja Haxhitasim u takua me Kryetarin e Dhomës së Deputetëve të Italisë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, vizitoi Dhomën e Deputetëve të Italisë dhe u takua me  Kryetarin e Dhomës së Deputetëve, z. Roberto Fico Me datë 8 tetor 2020, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, znj. Lendita Haxhitasim, vizitoi Kryesinë e Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe u takua me Kryetarin e saj, z. Roberto Fico.

Gjatë takimit, ndër të tjera, Ambasadorja Haxhitasim theksoi se diplomacia parlamentare është një shtyllë e rëndësishme për marrëdhëniet tashmë të shkëlqyera bilaterale Itali-Kosovë.