Follow us on:

Ambasadorja Haxhitasim priti në Ambasadë z. Jan Kickert, Ambasador i Austrisë

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, priti në Ambasadë z. Jan Kickert, Ambasador i Austrisë në Romë Me datë 22 shtator 2020, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, priti në Ambasadë z. Jan Kickert, Ambasador i Austrisë në Romë.

Ambasadorja Haxhitasim e falenderoi Ambasadorin Kickert për vizitën dhe shkëmbimin e shkëlqyeshëm në lidhje me çështjet aktuale me interes për dy Vendet. Në vijim, ajo rinovoi vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të Republikës së Kosovës për të thelluar tutje marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale mes Kosovës dhe Austrisë.