Follow us on:

Mbrëmja finale e Festivalit të Filmit Shqiptar në Romë: “Albania si Gira”

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, mori pjesë në mbrëmjen finale të Festivalit të Filmit Shqiptar në Romë: Albania Si Gira Me datë 12 shtator 2020, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Romë, znj. Lendita Haxhitasim, mori pjesë në mbrëmjen finale të Festivalit të Filmit Shqiptar në Romë: “Albania si Gira”.

Gjatë ndërhyrjes së saj para publikut të pranishëm ne Festival, Ambasadorja Haxhitasim i falenderoi organizatorët për ftesën për mbrëmjen finale, si dhe u zotua për të hulumtuar mundësitë, së bashku me Qendrën Kinematografike të Kosovës, që në njërën nga edicionet e radhës të Festivalit të sjellin në skenë edhe kinematografinë kosovare në Romë.

Lista e Vendeve Njohse te Dokumenteve