Follow us on:

Përfaqësues nga MTI-ja morën pjesë në Forumin Evropian për Turizëm në Napoli

Më 30 dhe 31 tetor 2014, në konferencën “Forumi i 13 Evropian për Turizëm”, që është mbajtur në Napoli të Italisë, morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Republikës së Kosovës, si dhe ministra të shteteve të BE-së dhe shteteve tjera të Evropës, ndërkaq temë diskutimi ka qenë “Zhvillimi i turizmit dhe ngritja e vendeve të punës”.

Në këtë forum, zëvendës-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Cuneyd Ustaibo, ka theksuar se aktualisht në botë ka rreth 1.2 miliard turistë, deri në vitin 2030, ky numër do të ngrihet në 2.5 miliardë. “Për këtë edhe Kosova do të ketë ngritje në turizëm, duke u bazuar në këto statistika, si dhe duke i ngritur kapacitetet turistike dhe duke krijuar mundësi për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si shtyllë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik”, ka potencuar zv.ministri Usatibo, duke shtuar se një ndër qëllimet e zhvillimit ekonomik të Kosovës është edhe  zhvillimi i turizmit rajonal.

“Krijimi një pakoje turistike të përbashkët, mes Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe të tjerëve, do të mund ta ngrejë kapacitetin e turistëve dhe do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, për arsye se turizmi është një industri, që kërkon bashkëpunim për të pasur zhvillim”, ka potencuar Ustaibo.

Në këtë forum ka pasur bashkëbisedime bilaterale të delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga zv. ministri Cuneyd Ustaibo me delegacionin e Shqipërisë, të kryesuar nga ministrja e Kulturës; delegacionin e Turqisë, të kryesuar nga ministri i Turizmit;  delegacionin e Italisë, të kryesuar nga ministri i Turizmit; si dhe me zv.ministrin e Turizmit të Kroacisë, për të bashkëpunuar në fushën e turizmit.