Dokumentet që nevoitet për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të rriturit mbi 18 vjeç.
- Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime (Führungszeugnis)
Të tre këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe
Dokumentet e poshtëshënuara duhet të sillen nga Kosova:
- Një dokument valid të identifikimit;
- Ektrakt i lindjes;
- Dëshminë nga Administrata Tatimore e Kosovës;
- Dëshminë nga Zyra Komunale e Tatimit në Pronë;
- Dëshminë nga Qendra Komunale për Pune Sociale. që janë përmbushë të gjitha detyrimet financiare ndaj personave për ushqim dhe mbajtje të të cilëve është përgjegjës para ligjit;
- Dëshminë se nuk zhvillohen hetime penale dhe që nuk ekziston asnjë aktgjykim për vepra penale, e lëshuar nga Gjykata Themelore;
- Vërtetimin që nuk janë duke u zhvilluar hetime nga ana e policisë së Kosovës;
- Taksa 50 për aplikim;
Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe në kopje!
Asnjë dokument nga Kosova nuk duhet të jetë më i vjetër se 4 muaj!
Procedura deri ne lëshimin e vendimit mund të zgjas 1-3 muaj.
Pas arritjes së vendimit për lirim nga shtetësia e Kosovës, duhet të paguhet taksa prej 400,-!
Dokumentet që nevoiten për aplikim për lirim nga shtetësia e RKS-së për të miturit nën moshën 18 vjec!
- Garancioni se do të merrni shtetësinë gjermane ( Einbürgerungsurkunde)
- Dëshminë e vendbanimit (Meldebescheinigung);
(Këto dy dokumente duhet të përkthehen në gjuhen shqipe)
Dokumentet e poshtëshënuara duhet te sillen nga Kosova:
- Ekstrakti i lindjes i RKS-së
- Ekstraktet e lindjes i të dy prindërve
- Certifikaten e marteses
- Kopjen e letërnjoftimit apo te pasaportës së RKS-së nëse i mituri e posedon;
- Kopjen e dokumenteve të identifikimit të prindërve;
- Deklaratën e pajtimit të prindërve dhënë te noteri se prindërit janë të pajtimit që fëmiu i tyre të lirohet nga shtetësia e Kosovës (e përkthyer në gjuhen shqipe)
- Nga mosha 14 vjecare prezenca e fëmiut gjatë aplikimit është e domosdoshme si dhe prezenca e dy prindërve
- Nëse fëmiu është nën moshën 14 vjeçare, dhe njëri prind është i liruar nga shtetësia e Kosovës, atëherë është obligative që njëri prind ta dëshmojë me anë të vendimit se është liruar nga shtetësia e Republikës së Kosovës
- Taksa 50 për aplikim
Dokumentet duhet të dorëzohen në origjinal dhe 1x kopje!
Asnjë dokument nuk duhet të jetë më i vjetër se 6 muaj!
Pas marrjes së vendimit për lirim nga shtetësia paguhet taksa prej 200