Përfaqësitë diplomatike / konsullore mund të pranojnë aplikacione për çështje të shtetësisë.
Aplikuesi me vendbanim jashtë Republikës së Kosovës kërkesën për fitim të shtetësisë/lirim nga shtetësia mund ta parashtrojnë në përfaqësitë diplomatike/konsullore të Republikës se Kosovës që kanë juridiksion mbi vendbanimin e parashtruesit të kërkesës.
Shqyrtimi dhe vendosja e kërkesës i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me Ligjin për Shtetësi të Kosovës dhe Udhëzimet Administrative për zbatim të këtij ligji.
Aplikimi për fitimin dhe lënien e shtetësisë bëhet në bazë të Udhëzimit Administrativ për fitimin dhe lënien e shtetësisë.