Follow us on:

Fletëudhëtimi për kthim

Fletëudhëtimi
Fletudhëtimi lëshohet në rast të humbjes së pasaportës, dëmtimit, skadimit të afatit apo raste të tjera urgjente.

Dokumentet që nevojiten për aplikim për Fletudhëtim:
- Kërkesa;
- 2 fotografi;
- Kopja e një dokumenti të identifikimit;
- Kopja e lejës së qëndrimit;
- Raporti i policisë (në rast humbje të pasaportës);
- Pasaporta e dëmtuar apo e skaduar;
- Ose një dokument tjetër që dëshmon se e keni origjinën prej Kosovës (cert.e lindjes, pasaportë e vjetër etj.)
- Dëshmia e taksës së paguar në vlerë prej 48 CH


Për të miturit nën moshën 18 vjeç duhen edhe këto dokumente:
- Kërkesë,
- Kopjet e pasaportave të prindërve;
- Dy fotografi të formatit standard për pasaportë
- Nëse i mituri nuk ka pasaportë (e cila është dëmtuar, humbur, i sapolindur etj.) atëherë kopjen e certifikatës së lindjes;
- Me te miturin duhet të jenë prezent të dy prindërit, ose njëri prind me autorizim të noterit të prindit tjetër ose Aktgjykimin lidhur me shkurorëzimin dhe vërtetimin për Kujdestarinë;

- Aplikimi bëhet personalisht në Konsullatën e Përgjithëshme në Gjenevë.

Vëni re: Fletudhëtimi vlen vetëm 30 ditë nga data e lëshimit dhe vlen vetëm për udhëtim njëdrejtimësh për në Kosovë.