Follow us on:

Pasaporta të Republikës së Kosovës

Aplikimi për Pasaportë për herë të parë:
Fëmijët nga mosha 0-16 vjeç;


Ekstratin nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile;
Kopjet e letërnjoftimeve apo pasaportave të të dy prindërve;
Të dy prindërit duhet të jenë të pranishëm dhe të nënshkruajnë aplikacionin;
Nëse për arsye të qëndrueshme mungon njëri prind, përgjegjësia mund t’i delegohet përmes autorizimit të noterizuar prindit tjetër;
Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vendim gjyqësorë gjegjësisht vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
Dëshminë e pagesës së taksës prej 120 Frz.


Aplikimi për Pasaportë për të mitur nën moshën 16 -18 vjeç:

Pasaporta e RKS-së (nëse e posedon);
Lertërnjoftimin;
Ekstratin nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile;
Kopjet e letërnjoftimeve apo pasaportave të të dy prindërve;
Të dy prindërit duhet të jenë të pranishëm dhe të nënshkruajnë aplikacionin;
Nëse për arsye të qëndrueshme mungon njëri prind, përgjegjësia mund t’i delegohet; përmes autorizimit të noterizuar prindit tjetër;
Të miturit me prindër të ndarë duhet të posedojnë vendim gjyqësorë gjegjësisht vërtetimin mbi kujdestarinë të prindit kujdestar;
Të miturit me njërin prind të vdekur duhet të posedojnë certifikatën e vdekjes së prindit;
Dëshminë e pagesës së taksës prej 120 Frz.


Aplikimi për Pasaportë për personat e rritur - Ripërtëritje/korrigjim të dhënash:
Pasaporta e vjetër;
Letërnjoftimi;
Ekstrati nga Regjistri Qëndror i Gjendjes Civile;
Dëshminë e pagesës së taksës prej 180 Frz;


Aplikimi në rastet kur pasaporta është humbur apo e konfiskuar:
Letërnjoftimi;
Raporti i policisë lidhur me humbjen gjegjësisht raporti i konfiskimit. Në raport duhet të ceket numri i dokumentit të humbur;
Dëshminë e pagesës së taksës prej 180 Frz;


Aplikimi në rastet ku pasaporta është e dëmtuar apo fletë mbushur:

Letërnjoftmi;
Pasaporta e dëmtuar/e mbushur dhe
Dëshminë e pagesës së taksës prej 180 Frz.