Follow us on:

Shërbimi konsullor

Shërbimet konsullore për shtetasit e Republikës së Kosovës që jetojnë ose gjinden përkohësisht në territorin e Mbretërisë së Belgjikës dheLuksemburgut ofrohen nga Shërbimi Konsullor i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bruksel.

Palët e interesuara mund të kontaktojnë shërbimin konsullor në:

Tel: +32 2 773 27 30
Fax: +32 2 773 27 09
Email: consulate.brussels@rks-gov.net

Adresa:
Avenue Roger Vandendriessche 38
1150 Woluwe Saint Pierre
Brussels

Shërbimi Konsullor në Bruksel është i hapur për punë me palë sipas këtyre orareve:

Takimet me palë: Nga e Hëna deri të Enjten, 09:00 - 12:00 dhe 13:30 - 16:00

Telefonatat me palë: Çdo ditë pune

Informacion i rëndësishëm

  • Shërbimi Konsullor NUK është i hapur për publik në ditët e pushimeve zyrtare të Republikës së Kosovës dhe pushimet zyrtare të Mbretërisë së Belgjikës
  • Jashtë orarit të rregullt të punës, përfshirë dhe ditëve të pushimit zyrtar, Shërbimi Konsullor mund të kontaktohet vetëm në raste emergjente (situata të përgjithshme të jashtëzakonshme; raste vdekjesh; nevojë emergjente për dokument udhëtimi) në numrin e telefonit emergjent +32 487 771 934
  • Me qëllim të efikasitetit në ofrimin e shërbimit, kërkohet me mirësi nga të palët e interesuara që, për shërbimet rutinore, të kërkojnë takim parapakisht në email adresën apo numrin e telefonit të sipërshënuar.