Mbrojtja e interesave të shtetasve të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Gjatë qëndrimit në territorin e Shteteve të Bashkuara, shtetasit e
Kosovës mund të përballen me vështirësi të natyrave të ndryshme.
Shtetasit mund të drejtohen tek Konsullata e Përgjithshme në Nju Jork për paraqitjen
e këtyre vështirësive dhe kërkimin e këshillave për tejkalimin e tyre.
Ndihma që mund të ofrohet konsiston në:
Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në SHBA;
Ofrimin e ndihmës shtetasve të Kosovës në raste të jashtëzakonshme;
Ofrimin e ndihmës për të burgosurit, ose atyre në vështirësi ligjore me organet gjyqësore të Shteteve të Bashkuara;
Ofrimin e ndihmës për rikthimin e shtetasve të Kosovës që kanë gjetur
vdekjen në SHBA dhe sigurimin e mbrojtjes së pasurisë së tyre.
Konsullata mund të ofrojë ndihmë për shtetasit e Kosovës vetëm atëherë
kur vërtetohet se shtetasi i gjendur në vështirësi nuk posedon
njëkohësisht edhe shtetësinë amerikane. Ofrimi i ndihmës në rrethana të
jashtëzakonshme, siç mund të jenë fatkeqësitë natyrore apo ngjarjet me
rrezikshmëri të lartë, shtrihen edhe tek anëtarët e tjerë të familjes të
cilët gëzojnë shtetësinë amerikane.
Në raste të arrestimit, ndalimit apo hapjes së ndonjë hetimi nga
autoritetet e shtetit pranues, shtetasit e Kosovës kanë të drejtë të
njoftojnë Konsullatën në Nju Jork dhe të kërkojnë ndihmën përkatëse, e
cila konsiston në:
Njoftimin e familjarëve për arrestimin;
Adresimin tek avokati mbrojtës, apo
Kërkesën për intervenim tek autoritetet vendase në rast se vërehen shkelje të të drejtave të njeriut.