Procedura e ndërrimit të të dhënave në pasaportë është e paraparë vetëm për ndërrimin e emrit, mbiemrit, gjinisë, datës së lindjes, vendit të lindjes, ngjyrës së syve dhe adresës.
Procedura e ripërtëritjes së të dhënave në pasaportë për personat mbi moshën 16 vjeçare ka të bëjë vetëm me ndërrimin e të dhënave biometrike, në këtë rast ndërrimin e fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve;
Për të aplikuar për ndërrimin apo ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë të Republikës së Kosovës duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës me të dhëna të reja/ripërtërira;
2. Pasaportën e vjetër;
3. Dëshminë e pagesës për pasaportë në përputhshmëri me moshën e aplikuesit.
Vërejtje:
- Para se të bëhet aplikimi për ndërrimin apo ripërtëritjen e të dhënave në pasaportë, paraprakisht duhet të bëhet ndërrimi apo ripërtëritja e të dhënave në letërnjoftim.