Për të aplikuar për pajisje me pasaportë të re pas humbjes apo dëmtimit, duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie;
2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur pasaporta, jo më i vjetër se 3 muaj;
3. Vendimin e formës së prerë të lëshuar nga organi kompetent, nëse pasaporta është e konfiskuar;
4. Dëshminë e pagesës për pasaportë të humbur apo dëmtuar.
Vërejtje:
- Nëse pasaporta është e dëmtuar, atëherë raporti policor nuk kërkohet por pasaportën e dëmtuar duhet ta dorëzoni patjetër në Konsullatë edhe nëse pasaporta ka ende afat vlefshmërie;
- Nëse në pasaportën e të dëmtuar keni ndonjë vizë apo ndonjë vulë hyrëse/dalëse, pasaporta në fjalë do të ju kthehet prapa pasi të invalidohet dhe vizat në pasaportë do të ruhen të paprekura;
- Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të prezantuara në Konsullatë duhet të jenë origjinale.