Për të aplikuar për letërnjoftim të ri pas humbjes apo dëmtimit, duhet të paraqiteni personalisht në Konsullatën në Nju Jork, duke paraqitur dokumentet e Republikës së Kosovës si në vijim:
1. Fotokopjen e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston;
2. Raportin policor origjinal të shtetit ku ka humbur letërnjoftimi (jo më të vjetër se 3 muaj në rastin e letërnjoftimit të humbur);
3. Dy fotografi biometrike (jo më të vjetra se 6 muaj);
4. Dëshminë e pagesës për aplikim për letërnjoftim të ri pas humbjes/dëmtimit.
Vërejtje:
Nëse letërnjoftimi i juaj është i dëmtuar, atëherë nuk kërkohet raporti policor, por letërnjoftimin e dëmtuar duhet patjetër ta sillni në Konsullatë, bashkë me dokumentet e lartshënuara.
Nëse u ka humbur letërnjoftimi i UNMIK-ut, përveç dokumenteve të lartshënuara, duhet të sillni në Konsullatë edhe dokumentet si në vijim:
1. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
2. Certifikatën e martesës (kjo kërkohet vetëm për femrat e martuara të cilat dëshirojnë që në letërnjoftimin e Republikës së Kosovës ta mbajnë mbiemrin e bashkëshortit, jo më të vjetër se 6 muaj);
3. Certifikatën e shtetësisë (jo më të vjetër se 6 muaj);
4. Certifikatën e vendbanimit në Republikën e Kosovës, nëse keni bërë ndërrim të vendbanimit (jo më të vjetër se 6 muaj).
Të gjitha dokumentet e lartshënuara e të paraqitura në Konsullatë duhet të jenë origjinale;