Follow us on:

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork

Gazeta e njohur amerikane “The New York Times” ka përzgjedhur Kosovën si një prej “41 vendeve për t’u vizituar në vitin 2011,” pjesë kjo e një rangimi botëror të destinacioneve turistike. Kjo gazetë ka publikuar udhëzuesin e saj vjetor turistik ku Kosova rangohet në vendin e 36-të për “malet e thepisura, arkitekturën mesjetare dhe jetën e natës.”

Sipas “New York Times,” në Kosovë “[t]uristët do të mund të gjejnë male të thepisura dhe pyje  të bukura. Gjithashtu do të gjejnë popullatën më të re të kontinentit, me gati gjysmën e saj nën moshën 25-vjeçare. Kjo statistikë bëhet realitet në Prishtinë, në kryeqytet. Në saje edhe të kthimit të kosovarëve që punojnë jashtë, qyteti është i mbushur me kafeteri, klube nate dhe restorante.”

 

Për më shumë kliko: The 41 Places to Go in 2011

 

Informacion shtesë


Ueb faqja www.visitkosova.org përmban informacion për Kosovën, ngjarjet kulturore, këshilla dhe rekomandime për udhëtim, hotele, kontakte dhe informacion tjetër relevant.