Ambasadori Spahiu mbajti një ligjëratë para audiencës së studentëve të American University
13 tetor 2011, Uashington Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Avni Spahiu, foli para audiencës së studentëve të Programit të Paqes dhe Zgjidhjes së Konfliktit të Universitetit Amerikan në Uashington.Në fjalimin e tij, ambasadori Spahiu u fokusua në procesin e zhvillimit të pas-luftës si dhe në progresin e përgjithshëm prej shpalljes së pavarësisë. Ai nënvizoi arritjet e kryesore të vendit në fushën e zhvillimit politik dhe ekonomik, mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve dhe ripajtimin.
Grupi i 20 studentëve nga Shtetet e Bashkuara, përfshirë Gjermaninë, Norvegjinë, Korenë Jugore, Kolumbinë dhe Japoninë do të vizitojnë rajonin e Ballkanit për tri javë për të studiuar për së afërmi luftërat që çuan në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë.