Follow us on:

Ministri Hyseni takoi ambasadorёt e shteteve tё Komunitetit tё Karaibeve (CARICOM) nё Uashington, D.C.

Uashington, D.C., 3 shkurt 2010 - Gjatë qëndrimit në Uashington, D.C., dhe në përpjekje për të bindur shtetet që ende nuk e kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, është takuar me ambasadorët e shteteve të Komunitetit të Karaibeve (CARICOM), të akredituar në Uashington, D.C.

Në këtë takim, Ministri Hyseni u është drejtuar ambasadorëve me një fjalë që ka pasur për qëllim të prezantojë dhe argumentojë nevojën dhe drejtshmërinë e aktit të njohjes së shtetit të Kosovës, si dhe është përgjigjur në interesimet e ambasadorëve.

Ministri ka folur për kontekstin specifik në të cilin është  krijuar shteti i Kosovës, duke filluar me shpërbërjen e dhunshme dhe jo-konsensuale të ish-Jugosllavisë, shkeljet masive të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, e deri te ndërhyrja e NATO-s, administrimi ndërkombëtar i Kosovës dhe negociatat për statusin.

Ministri i ka njoftuar ambasadorët edhe me të arriturat e Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë, si dhe ka folur për rëndësinë e njohjeve në konsolidimin e mëtejmë të shtetit të ri, si në planin e brendshëm, ashtu dhe në atë ndërkombëtar, veçanërisht për rëndësinë që njohjet e reja kanë në anëtarësimin në organizma të ndryshëm ndërkombëtar.

Në këtë kontekst, Ministri Hyseni ka ripërsëritur thirrjen e tij drejtuar këtyre shteteve për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe është njoftuar nga disa prej ambasadorëve se shtetet e tyre janë duke e shqyrtuar njohjen. Gjithashtu, Ministri ka marrë sigurime nga ambasadorët se kjo kërkesë do të përcillet te kryeqendrat e tyre.