Follow us on:

Konsullata e Kosovës në New York promovoi librin për 1133 fëmijët martirë të Kosovës

New York, 20 nëntor 2019 - Nën udhëheqjen e ambasadores së Republikës së Kosovës, znj.Teuta Sahatqija, të mërkurën në New York është bërë promovimi i librit “Fëmijët Martirë të Kosovës 1981 – 1999”, të autorëve Nusret Plllana dhe Hanëmshahe Iliazi

Kjo ngjare, në të cilën kanë marrë pjesë personalitete të shquara shqiptaro-amerikane, gazetarë të akredituar në Kombet e Bashkuara dhe diplomatë nga shtete të ndryshme, është organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës me rastin e 20 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve.

Në fjalën e saj, ambasadorja Sahatqija tha se libri është punuar me kujdes duke u bazuar në statistikat zyrtare nga viti 1981 deri në përfundim të luftës më 1999. Ajo tha se aty gjenden tabela të komunave, të masakrave, shenimet e veçanta për secilin fëmijë, shumë fotografi të buzeqeshura dhe shume trëndafila të kuq, që simbolizojnë fëmijët pa fotografi – sepse disa u dogjwn bashkw me foto dhe me shtwpitw e tyre.

“Në mesin e fëmijëve nga Gjakova, unë dallova emrat fëmijëve në lagjen time që luanin me vajzat e mia. Arlindi, Dorina, Marigona, Sihana, Rita Vejsa bashke me nënën e tyre u vranë bashkë në shtëpi me kushërinjtë e tyre Dalina, Delvina, Diona Caka dhe trupat e tyre u dogjën. Lista vazhdon gjatë me 1133 fëmijë që u vranë ku 109 prej tyre ende vazhdojnë të jenë në listat e të pagjeturve”, tha ambasadorja. Ajo tha se ky libër dhe këta emra kërkojnë drejtësi, kërkojnë nga të rriturit, institucionet, shtetet që në listen e tyre kurrë më të mos shtohet asnjë emër, asnjë foto, asnjë trëndafil askund nëpër botë.

Këshilltari i Qytetit të Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj gjatë fjalimit të tij tha se nuk është e natyrshme që prindërit të varrosin fëmijët e tyre. Ai tha se mund të imagjinojë dhimbjen që përindërit e atyre fëmijëve kalojnë, atyre fëmijëve që siç tha ai, u bënë viktima të luftës vetëm për shkak të etnitetit të tyre.

“Sot pas 20 vjetësh, ne falsim për këtë temë sikur ato ishin pjesë e historisë. Unë mendoj se secili prej nesh ka një rol të luajë në këtë drejtim dhe të sigurojmë që drejtësia t’i sigurohet këtyre familjeve. Sepse, fatkeqësisht, asnjëri prej kiminelëve nuk u sollën para drejtësisë, ndërsa ne jemi të mbushur me zemërim dhe dhimbje. Unë mendoj se është koha për të vepruar të gjithë së bashku”, tha Gjonaj.

Znj.Tanya Domi nga Columbia University, gjatë fjalimit të saj tha se për të marrë pjesë në këtë ngjarje, njeriu duhet të jetë i fortë dhe të ketë ndnjeja për Kosovën. Ajo tha se si një profesoreshë e të drejtave të njeriut, në situata të këtilla i sillet nëpërmend pyetja, çka është drejtësia, si duket drejtësia?

“Unë kam shërbyer edhe në ushtrinë amerikane, dhe mund t’ju them që asnjë ushtri nacionale nuk do të llogariste kurrë për të vrarë civilë dhe assesi fëmijë. Ata mund t’i quajmë vetëm frikacakë. Por, koncepti i drjetave të fëmijëve ekziston dhe është përgjegjësia jonë që të fasim në lidhje me këtë temë t’i bëjm thirrje për zbatimin e tij. Të gjithë kemi një detyrim dhe të gjithë mund të bëjmë gjithçka në kërkim të dretësisë për fëmijët e Kosovës”, tha Domi.

Gjatë eventit është bërë edhe shfaqja e filmit dokumentar “Endërrat që u vranë” të realizuar nga RTK lidhur me familjet e fëmijëv