Të mërkurën, më 27 tetor 2010, mbi 140 delegatë morën pjesë në Forumin për Investime SHBA-Kosovë në Harold Pratt House të Nju Jorkut. Forumi u organizua nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington dhe Developing Markets Associates.
Para pjesëmarrësve në Forum folën disa ministra të lartë qeveritarë të Republikës së Kosovës, përfshirë z. Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave, znj. Justina Pula, ministre e Energjisë dhe Minierave, dhe znj. Edita Tahiri, ministre e Administratës Publike.
Gjithashtu, në këtë forum mbajtën fjalim edhe SHT Avni Spahiu, ambasador i Kosovës në SHBA, SHS Rosemary A. DiCarlo, zëvendëspërfaqësuese e përhershme e SHBA-së në OKB, z. Mustafë Hasani nga Agjencia Kosovare për Promovimin e Investimeve etj.
Forumi u përmbyll me një pritje solemne në Harold Pratt House.
Dokumente relevante
Raporti i konferencës [në gjuhën angleze]
Programi i konferencës [në gjuhën angleze]