Me pranimin e fletëkërkesës për regjistrimin e lindjes së fëmijës në Librin Amëz të Lindjeve në Kosovë për mundësitë e poshtëshënuara kërkohen specifikat si në vijim:
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit të cilët janë shtetas të Kosovës;
1. Kopjet e dokumenteve të shtetësisë së dy prindërve, qoftë pasaportë apo letërnjoftim i Kosovës, certifikatë të lindjes së Kosovës, ose certifikatë të shtetësisë së Kosovës;
2. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
3. Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
Kur fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri jo;
1. Kopje të dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
2. Dokumentet që dëshmojnë shtetësinë e prindit jo-kosovar;
3. Pëlqimin me shkrim nga prindi jo-kosovar për regjistrimin e fëmijës të vërtetuar nga autoriteti përgjegjës;
4. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që ka të shënuar të dy prindërit;
5. Prezencën e dy prindërve ose dëshmi ligjore të mungesës së njërit prej tyre.
Fëmija është i lindur jashtë Kosovës nga prindërit prej të cilëve njëri është shtetas i Kosovës ndërsa tjetri është i panjohur;
1. Kopje e dokumentit të shtetësisë kosovare të prindit;
2. Një kopje të certifikatës së lindjes së fëmijës që përfshin shtetasin e Kosovës si prind dhe tjetrin si të panjohur;