Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës lëshon fletudhëtime njëdrejtimëshe për shtetasit e Republikës së Kosovës në rast se pasaporta është e humbur, ka skaduar, është dëmtuar ose në raste tjera urgjente ose humanitare.
Për tu pajisur me fletudhëtim njëdrejtimësh, aplikuesi duhet të dorëzojë këto dokumente:
1. Aplikacionin;
2. Raportin e policisë që konfirmon se dokumenti i udhëtimit është humbur ose vjedhur (nëse ky është rasti juaj);
3. Kopjen e dokumentit të udhëtimit, nëse e posedon, dokumentit tjetër identifikues ose certifikatës së lindjes;
4. Një dokument që konfirmon vendqëndrimin (si p.sh. Green Card);
5. Një dokument që konfirmon vendbanimin (si p.sh. Leja e vozitjes apo ndonjë faturë me adresën e juaj);
6. Dy fotografi të madhësisë për pasaportë;
7. Dëshminë e pagesës për këtë shërbim.
Fletudhëtimi lëshohet brenda 48 orëve nga momenti i aplikimit. Afati i
vlefshmërisë së fletudhëtimit është 30 ditë nga data e lëshimit.
Pasi t'i keni kompletuar të gjitha dokumentet, nëse nuk jetoni në Nju Jork, ju mund të aplikoni përmes postës duke i dërguar të gjitha dokumentet në adresën e Konsullatës, së bashku me një zarf te madhësisë A4 të parapaguar në UPS me adresën e juaj, ku ne do ta dërgojmë fletudhëtimin.
Fletudhëtimi në rastet e deportimit - kur shtetasi i Kosovës
është duke u mbajtur në qendrat e deportimit, kërkesa për fletudhëtim
parashtrohet nga autoritet amerikane, me ç'rast Konsullata e
Përgjithshme e lëshon fletudhëtimin pas pranimit të konfirmimit për
riatdhesimin e shtetasit të Kosovës, nga Ministria e Punëve të
Brendshme.
Fletudhëtimi në rastet e vdekjes kur të afërmit e të ndjerit
dëshirojnë ta përcjellin trupin e të ndjerit në Republikën e Kosovës,
duhet të kërkojnë nga Zyra e Funeraleve të aplikojë për leje kalimi dhe
të dërgojë në Konsullatën e Përgjithshme dokumentet në vijim:
1. Certifikatën e vdekjes;
2. Një dokument identifikues të Republikës së Kosovës (kopje e pasaportës, letërnjoftimit apo certifikatës së lindjes);
3. Vërtetimin që konfirmon se trupi i të ndjerit do të dërgohet në Kosovë me arkivol të vulosur;
4. Deklaratën ku thuhet se vdekja e të ndjerit nuk është shkaktuar nga ndonjë sëmundje ngjitëse; dhe
5. Dëshminë e pagesës.