Më 17 mars 2011, guvernatori i Shtetit të Ajovës Terry Branstad, ndihmësagjutant gjenerali i Gardës Kombëtare Ajrore të Ajovës Greg Schwab dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara Avni Spahiu shpallën partneritetin ndërmjet Shtetit të Ajovës dhe Republikës së Kosovës.
Partneriteti është rezultat i përzgjedhjes së Shtetit të Ajovës nga Departamenti i Shtetit, Departamenti i Mbrojtjes dhe Zyra e Gardës Kombëtare për pjesëmarrje në Programin e Bashkëpunimin të Sigurisë dhe Partneritetit Shtetëror (SPP). Qëllimet e programit janë lidhja e gardave kombëtare të shteteve me vende partnere për të ndihmuar në arritjen e interesave të përbashkëta dhe për të krijuar marrëdhënie të afërta dhe afatgjate përgjatë të gjitha niveleve të shoqërisë.
Programi i Partneritetit Shtetëror është një program shumë i rëndësishëm, nga i cili do të përfitojnë si Garda Kombëtare e Ajovës ashtu edhe Forca e Sigurisë e Kosovës.
Lidhjet