Follow us on:

Kampioni evropian Kenan Sipahi vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Stamboll

Stamboll, 1 Korrik 2013 - Basketbollisti 18 vjeçar nga Prishtina, Kenan Sipahi, i cili u shpall MVP i Kampionatit Evropian të basketbollit U18, vizitoi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll, ku u prit nga stafi i Konsullatës, Gülşen Bölükbaşı, Ekrem Safçı dhe Evren Fusha.

Duke iu falënderuar zyrtarëve të Konsullatës së Përgjithshme për ftesën, Kenan Sipahi i cili ndihmoi Turqinë të shpallet Kampione e Evropës, shprehu bindjen se pas sukseseve të sportistëve Kosovarë të cilët garojnë nëpër shtete të ndryshme të Evropës, shumë shpejt nga arena ndërkombëtare e sportit do t’i bëhet ftesë edhe sportit kosovar që të bëhet pjesë e sportit ndërkombëtar.

Në takim me Sipahin, i cili me lojën e tij të shkëlqyeshme ia mundësoi Turqisë të fitojë kampionatin, ishin prezent edhe përfaqësues të shoqatave kosovare në Stamboll, të cilët e përgëzuan për suksesin e arritur dhe shprehën bindjen se Kenani do të jetë një shembull i mirë për të rinjtë e Kosovës dhe të Turqisë.