Follow us on:

Ambasadori Dugolli vendosi kurorë me lule në nderim të Mustafa Kemal Ataturkut

Ankara – 9 nëntor 2020 - Në 82 vjetorin e vdekjes së Mustafa Kemal Ataturkut, burrështetasit të madh dhe themeluesit të Republikës së Turqisë, Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, krahas shefave të tjerë të misioneve diplomatike të akredituar në Ankara, ka vënë kurorë lulesh në mauzoleun Anıtkabir.