Follow us on:

Dhjetë vite që nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ankara - 22 korrik 2020 - Dhjetë vite më parë, më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konfirmoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë përfundimisht vulosi legjitimitetin dhe legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Sot dhe çdo ditë, jemi mirënjohës ndaj të gjitha vendeve mike dhe individëve të cilat u rreshtuan me drejtësinë në përkrahje të së drejtës së Kosovës për liri dhe pavarësi.