Follow us on:

Aktivitet kushtuar jetës dhe veprës së rilindasit Sami Frashëri

Ankara, 18 qershor 2020 - Në Qendrën Kulturore Shqiptare në Ankara u shënua 170 vjetori i lindjes së rilindasit Sami Frashëri. Pjesëmarrësve me fjalë rasti iu drejtuan ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Ilir Dugolli, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Kastriot Robo dhe ministri-këshilltar në Ambasadën e Republikën Maqedonisë së Veriut, z. Daim Ilazi.

Në këtë aktivitet, i cili është i pari në QKSH pas hapave të normalizimit të gjendjes së shkaktuar nga COVID-19, morën pjesë diplomatë nga shtetet fqinje, studentë dhe përfaqësues të mërgatës shqiptare.