Follow us on:

Vazhdon riatdhesimi i shtetasve të Kosovës nga Turqia

Ankara, 5 qershor 2020 - Pas riatdhesimeve të shtetasve tanë të organizuara gjatë muajve të fundit, këtë javë nga Turqia janë realizuar edhe dy fluturime shtesë për në Kosovë. Përmes këtyre dy fluturimeve të fundit janë riatdhesuar 300 shtetasve të Kosovës të cilët gjatë muajve të fundit kanë qenë të ngujuar në Turqi, por edhe në vende fqinje.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara, shpreh vlerësimin më të lartë për gjitha institucionet dhe njerëzit e vullnetit të mirë të angazhuara në këtë proces, dhe si rezultat i ndihmës së të cilave është bërë i mundur riatdhesimi i shtetasve tanë. Njëkohësisht, falënderojmë bashkatdhetarët tanë për durimin dhe mirëkuptimin gjatë kësaj kohe.