Follow us on:

Takim i ambasadorit Dugolli me përfaqësues të DEIK

Ankara, 24 shkurt 2020 - Ambasadori Ilir Dugolli, i shoqëruar nga këshilltarja znj. GülÅŸen Bölükbaşı dhe sekretari i parë, z. Viskont Jakupi, kanë pritur në takim anëtarët e Këshillit të Biznesit Kosovë – Turqi në DEIK, të kryesuar nga kryetarja e Këshillit, znj. Merve Özer Yılmaz.

Në takim u diskutua për intensifikimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe format e inkurajimit të kësaj.

Ndër të tjera, u identifikuan disa aktivitete të bashkëpunimit të cilat do të organizohen gjatë këtij viti.
Foto: DEIK