Follow us on:

Ambasadori Dugolli takoi Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Mbrojtje

Ankara, 30 janar 2020, Ambasadori Dugolli realizoi vizitë pune në Kuvendin e Madh Kombëtar të Turqisë, ku u takua me Kryetarin e Komisionit të Mbrojtjes, z. Ismet Yilmaz.

Në takim u konstatuan marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, por edhe hapësira për bashkëpunim të mëtejmë.

Format e bashkëpunimit parlamentar dhe përkrahja për integrimin e Kosovës në organizata të sigurisë, po ashtu u prekën gjatë diskutimit të frytshëm.