Follow us on:

Ambasadori Dugolli takoi kryetarin e Gjysmëhënës së Kuqe, z. Kerem Kınık

Ankara, 5 shkurt 2020, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Ilir Dugolli, ka realizuar vizitë pune në Shoqatën e Gjysmëhënës së Kuqe, ku është pritur nga kryetari z. Kerem Kınık

Ambasadori me këtë rast ka shprehur falënderimet për angazhimin personal të z. Kınık si dhe të Shoqatës në formë të aktiviteteve të ndryshme mbështetëse të Kryqit të Kuq të Kosovës, si dhe është diskutuar për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit.