Follow us on:

Mbahet takimi i parë i Komitetit për Zbatimin e MTL-së ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Ankara, 11 shkurt 2020 - Pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, në Ankara u zhvillua takimi i parë i Komitetit në kuadër të Marrëveshjes në fjalë.

Takimi u bashkëkryesua nga znj. Sytrime Dervisholli, në emër të delegacionit të Kosovës, dhe z. Atilla Bastërmaxhi, në emër të delegacionit të Turqisë.

Gjatë takimit, të cilën e përcollën edhe ambasadori i Kosovës në Turqi, z. Ilir Dugolli dhe Sekretari i Parë, z. Viskont Jakupi, u diskutua për dinamikën e zbatimit sa më efikas të marrëveshjes si dhe u miratuan rregullat e punës së Komitetit.