Follow us on:

Odat ekonomike të Kosovës dhe Turqisë diskutojnë për potencialin që ofron Marrëveshja për Tregti të Lirë

Ankara, 19 shkurt 2020 - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Bashkimi i Odave të Tregtisë së Turqisë (TOBB) kanë organizuar në Ankara konferencë në kuadër të së cilës është diskutuar për mundësitë që ofron hyrja në fuqi e Marrëveshjes për Tregi të Lirë.

Përfaqësuesit e dy institucioneve, z. Berat Rukiqi dhe z. Ozer Matlin, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për organizim të forumit ekonomik.

Pjesëmarrësve të takimit me një fjalë hyrëse iu drejtua edhe ambasadori Dugolli, ku nënvizoi momentumin e përshtatshëm për shkëmbime tregtare më të ekuilibruara ndërmjet dy vendeve dhe hapësirën për më shumë investime nga Turqia.