Follow us on:

Në Ankara hapet ekspoizta me fotografi “Kosova magjepsëse”

Ankara, 15-16 shkurt 2020 - Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi për shënimin e Dymbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së vendit, dhe në bashkëpunim me Qendrën Tregtare Nata Vega, u hap ekspozita “Kosova Magjepsëse” e fotografive me temë bukuritë natyror të Kosovës.

Me këtë rast, Ambasadori Ilir Dugolli ftoi të pranishmit, qoftë si vizitorë a investitorë potencialë, ta vizitojnë Kosovën për t’u njohur kështu nga afër me kulturën, traditën, bukuritë natyrore dhe potencialin zhvillimor.

Krahas ekspozitës, programi përfshiu edhe disa pika muzikore dhe valle folklorike.