Follow us on:

Dy urat e Stambollit u ndriçuan me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Stamboll, 17 shkurt 2020 - Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi për shënimin e Ditës së Pavarësisë, dhe me mbështetjën e rëndësishme të Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, dy ndër simbolet më të rëndësishme të Stambollit, ura Fatih Sulltan Mehmet dhe ura e re Yavuz Sulltan Selim (e konsideruar si ura më e gjerë në botë) u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës.