Follow us on:

Simboli i kryeqytetit Ankara, Atakule u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës

Ankara, 17 shkurt 2020 - Në kuadër të aktiviteteve të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Turqi dhe në bashkëpunim me institucione të shtetit nikoqir, me rastin e dymbëdhjetëvjetorit të Pavarësise së Republikës së Kosovës, simboli i kryeqytetit Ankara, Atakule, u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ndriçimi i kullës Atakule, më datë 17 shkurt, u pasurua edhe me nje mesazh urimi.