Follow us on:

Ambasadori Dugolli u prit nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Turqisë

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Madh të Turqisë, z.Volkan Bozkır ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Kosovës, z.Ilir Dugolli.

Bozkır ka uruar ambasadorin për fillimin e misionit në Turqi dhe është falënderuar për vizitën.

Ai ka vlerësuar si tejet të ngrohta marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve duke shprehur interesim për të dhënë kontributin personal në thellim të mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.

Në veçanti, Bozkır ka shprehur gatishmërinë që si në nivelin e Komisionit për Punë të Jashtme ashtu edhe të institucioneve të tjera, të luaj rol me qëllim të forcimit të lidhjeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve mike.