Follow us on:

Ambasadori Dugolli takoi zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Kaymakçı

Ambasadori i Republikës së Kosovës, Ilir Dugolli, është pritur në takim nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, z.Faruk Kaymakçı

Zëvendësministri e uroi z.Dugolli për detyrën e re – Ambasador i Republikës së Kosovës në Ankara.

Në takim u fol për format e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në rrafshin ekonomik, duke e konstatuar si tejet të rëndësishme në këtë drejtim hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë ndërmjet dy vendeve.