Follow us on:

Takim me shoqatat e mërgatës shqiptare në Turqi

Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Ilir Dugolli, ka takuar përfaqësues të shoqatave të shumta të mërgatës të cilat veprojnë në Turqi.

Në kuadër të takimit njoftues, shoqatat kanë prezantuar punën e tyre, ndërkohë që Ambasadori Dugolli e vlerësoi angazhimin e rëndësishëm të shoqatave në ruajtjen e gjuhës, organizimin e aktiviteteve kulturore si dhe aksionet e shumta të karakterit bamirës.