Follow us on:

Kosova dhe Turqia me marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Mbrojtjes

Në Ankara është nënshkruar marrëveshje e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në mes të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës dhe Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë.

Marrëveshjen e nënshkruan z.Faruk Geci, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe z.Ismail Demir, kryetari i kryesisë së Industrisë së Mbrojtjes të Republikës së Turqisë.

Marrëveshja parasheh thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit sipas përmbajtjes së marrëveshjes së mëparshme, nënshkruar më në fund të vitit 2011 ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë dhe Ministrisë së Forcës të Sigurisë së Kosovës, tani Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, mbi bashkëpunimin industrial të mbrojtjes.