Follow us on:

Stambolli bashkon të gjithë Konsujt e Përgjithshëm

Stamboll, 11 tetor – Kryetari i Stambollit, z.Ekrem Ä°mamoÄŸulu, ka organizuar takim të përbashkët me të gjithë Konsujt e Përgjithshëm në Stamboll, ku si temë kryesore ishte: “Qyteti i ndershëm, kreativ dhe i gjelbër i Stambollit”.

Turqia është shteti i tretë me numrin më të madh të Konsullatave në Botë.

Gjatë kësaj mbledhje u fol për rëndësinë që qyteti i Stambollit i jep gjelbrimit, natyrës dhe zhvillimit të njerëzimit për të bërë vetveten një qytet edhe më të ndershëm.

Në këtë takim mori pjesë edhe U.D e Konsullës së Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Saranda Osmani Krasniqi, e cila pati rastin të bisedojë me kryebashkiakun e Stambollit edhe për raportet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, duke shprehur interesat për bashkepunime të mëtutjeshme.