Follow us on:

Republika e Kosovës gjithnjë e më afër bashkatdhetarëve, Ambasada e Kosovës në Ankara fillon edhe me shërbime konsullore

Ankara, 1 dhjetor 2018 - Në vazhdën e zgjerimit dhe funksionalizimit të shërbimeve konsullore për shtetasit tanë, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara, u bë instalimi i pajisjeve për ofrimin e shërbimeve të gjendjes civile si dhe shërbimeve për pajisje me letërnjoftim dhe pasaportë të RKS-së.

Ky projekt i përbashkët i Ministrisë së Jashtme dhe asaj të Brendshme, do të jetë ndihmesë e madhe për shtetasit e Republikës së Kosovës me banim ne Turqi, pasi krahas Konsullatës së Përgjithshme ne Stamboll, të gjitha shërbimet si janë: aplikimi për letërnjoftim dhe pasaportë, regjistrimin e fakteve të lindjes, martesës e vdekjes, lidhja e martesave, tani mund të kryhet pranë Ambasadës së RKS-së në Ankara.