Follow us on:

Informata për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim - Zgjedhjet Parlamentare 2017

Të nderuar,Në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 11 qershor 2017, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës dhe Rregullës Zgjedhore Nr. 03/2013 Votimit Jashtë Kosovës, është i obliguar që të gjithë qytetarëve që janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që jetojnë jashtë Kosovës dhe qytetarët që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, por që në bazë të Ligjit për shtetësi, kanë të drejtë për të qenë shtetas të Republikës së Kosovës e që kanë të drejtë për të votuar, ju mundëson votimin përmes postës. Para Periudhës së Votimit, qytetarët duhet që, së pari të aplikojnë për tu regjistruar. Periudha e Aplikimit për Regjistrim fillon me datën 15 maj 2017 dhe përfundon me datën 22 maj 2017.

Andaj, me qëllim të informimit sa më të saktë të qytetarëve që jetojnë jashtë vendit për të drejtën e votës, gjegjësisht për pajisjen me formularë për regjistrim, KQZ-ja gjithashtu, materiale për Regjistrim ju dërgon edhe Pikave Shpërndarëse, si Ambasadave dhe Konsullatave të Republikës së Kosovës dhe personave kontaktues të subjekteve politike të regjistruara në Republikën e Kosovës, të cilat kanë shtrirje në diasporë, përmes pikave të tyre kontaktuese.

Ju informojnë gjithashtu se, rroli i pikave shpërndarëse në procesin zgjedhor, ka të bëjë me informimin e qytetarëve të interesuar për pjesëmarrje në votim për zgjedhjet nacionale të datës 11 qershor 2017, ku pikat shpërndarëse do të shërbejnë si mundësi apo adresë, ku qytetarët e interesuar mund të pajisen me formularët për aplikim dhe të marrin informata për kohën dhe mënyrën e aplikimit dhe për mënyrën e dorëzimit të pakove me aplikacione në adresën e KQZ-së.

Të bashkangjitur në e-mail, gjeni:
- Informatën për Periudhën e Aplikimit për Regjistrim,
- Kriteret juridike për të drejtën e votës,
- Udhëzuesin për plotësimin dhe dërgimin e formularit të aplikimit ,
- Formularin e Aplikimit për Regjistrim I, dhe
- Formularin e Aplikimit për Regjistrim II.

Ju njoftojmë që qytetarët mund të marrin aplikacionet për regjistrim dhe informata tjera edhe në ueb faqen e KQZ-së, në linkun: http://www.kqz-ks.org/sq/votimi-jashte-vendit.