Follow us on:

Mesazhi i Ambasadorit Spahiu me rastin e Fitër Bajramit

Në këtë ditë të rëndësishme, ju uroj Festën e Fitër Bajramit të gjithë popullit turk, kosovarëve në Turqi, të cilët kanë shërbyer si një urë e cila simbolizon solidaritetin dhe bashkimin ndërmjet popullit të Kosovës dhe të Turqisë, popullit shqiptar dhe popullit turk, dhe të gjithë besimtarëve myslimanë.

Me këtë rast, dëshiroj që vëllazëria, miqësia dhe uniteti të vazhdojë përgjithmonë dhe shpresoj që vlerat të cilat ndahen gjatë Fitër Bajramit të përjetohen nga shoqëria në çdo kohë.