Në Parkun e Miqësisë Kosovë - Sivas, u përurua shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari
Sivas, 6 maj 2016 Në Parkun e Miqësisë Kosovë-Sivas, është përuruar shtatorja e komandantit legjendar Adem Jashari.Ajo është vendosur përkrahë shtatores së themeluesit të Republikës së Turqisë, Mustafa Kemal Atatürkut dhe poetit Aşik Veysel. Në ceremoninë e përurimit kanë marrë pjesë ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën, Avni Spahiu, përfaqësues i familjes Jashari, Murat Jashari si dhe personalitete të ndryshme nga Kosova. Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të platformës për solidarizim me Kosovën të prefekturës së Sivasit (në Anadollin e Mesme), Mesut Axhëoez, Mehmet Jarar, Mustafa Hilmi Bulut si dhe kryetar nderi i Platformës, Hysejin Kaptan.