Follow us on:

Ambasadori Spahiu ka mbajtur ligjëratë në Forumin e 8-të Ndërkombëtar të Ballkanit

Stamboll, 22 prill 2016 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu ka marrë pjesë në Forumin e 8-të Ndërkombëtar të Ballkanit në Stamboll, me temën “Tregtia, Investimet, Financat dhe Konkurrenca” të bashkëorganizuar nga Qendra turko-aziatike për hulumtime strategjike ( Türk Asya Stratejik Araştırmalar Merkezi - TASAM) dhe Civil Global 2016.

Me këtë rast ambasadori Spahiu ka mbajtur ligjëratën kryesore me temën “Pozita e Kosovës në Ballkan në tetë vitin e Pavarësisë”. Pas fjalës hyrëse, ambasadori Spahiu theksoi se “shtetet e rajonit duhen më shumë të bashkëpunojnë për një më të ardhme më të mirë. Dhe një nga prioritetet kryesore të rajonit është pjesëmarrja e Kosovës në nismat dhe organizatat rajonale si dhe marrëdhënieve të mira bilaterale me vendet fqinje”. 

Më tej ambasadori Spahiu u fokusua në procesin e shtet formimit të Kosovës, dukë përmendur numra se si është njohur Republika e Kosovës nga platforma të ndryshme ndërqeveritare. “Republika e Kosovës ka hyrë në traktate dhe marrëveshjeve të shumta bilaterale. Kosova është pjesë e CEFTA-s dhe këtë vit Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, një hap të rëndësishëm drejt realizimit të qëllimit të saj, si pjesë e proceseve të BE-së dhe integrimit në struktura Euro- Atlantike. Kosova është në kërkim për liberalizimin e vizave me BE-në, një masë të pritet pasi Kosova ka plotësuar të gjitha standardet për të merituar atë”, ka deklaruar ambasadori Spahiu. Ndërsa ka shtuar se “anëtarësimi në organizatave të mëdha ndërkombëtare dhe nismat rajonale, para së gjithash OKB, BE, NATO, janë një nga prioritetet kryesore të Kosovës”.

Ambasadori gjithashtu ka folur edhe për zhvillimet kryesore në Kosovë që kanë të bëjë me një spektër të gjerë të aktiviteteve të ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës të drejtuara në krijimin e institucioneve të reja shtetërore, forcimin e atyre ekzistuese, krijimin e infrastrukturës së nevojshme ligjore e shtetit të ri, forcimin e standardeve demokratike dhe karakterin multi-etnik të shoqërisë sonë, dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, zhvillimi ekonomik.

“Kemi arritur përparim të dukshëm në këtë drejtim. Kushtetuta e Republikës së Kosovës reflekton standardet më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Legjislacioni i ri, të cilin ne jemi tani tu zbatuar, themelon institucionet tona shtetërore në bazë të standardeve evropiane”.

Pastaj ambasadori Spahiu theksoi integrimin e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë, duke vazhduar për zhvillimin ekonomik në përgjithësi si dhe në raporte politike e ekonomiko-tregtare me Republikën e Turqisë.  “Turqia është një aleat kyç strategjik për Kosovë dhe këta gjashtë  faktorë janë me vlerë të përmenden në këto marrëdhënie si Kosova nuk ka çështje të hapura në mes dy vendeve, dy shtetet ndajnë vizionin euro-atlantik, Turqia që nga viti 1999 ka qenë pjesë e angazhimit të NATO-së, refleksioni i historisë së përbashkët, ekonomia, dhe për Kosovën Turqia është dera e rëndësishme për Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë”, është shprehur ambasadori Spahiu.

Ambasadori Spahiu vazhdoi me raportet tregtare-ekonomike me Turqinë. Dukë theksuar që mbi 300 ndërmarrje turke veprojnë në Kosovë, ndërtimi i autostradës nga konsorciumi turko-amerikan Bechtel-Enka, terminalin e ri të aeroportit në Prishtinë (Limak), kompania për distribuimin energjisë eklektike (Calik-Limak Group), angazhimi turk në sektorin bankar, Tregtia arrin shifrën mbi 300 milion dollar. Po ashtu, Ambasadori Spahiu ka përmend kontributin e TIKA-së dhe institutit Yunus Emre etj.

Ambasadori Spahiu përfundoi fjalimin e tij duke thënë që “pjesëmarrja aktive e Kosovës në forumet rajonale dhe konferenca ndërkombëtare të organizuara në Turqi (politike dhe ekonomike) është një tjetër prioritet që është dhe do të implementohet gjatë këtij dhe periudhës së ardhshme. Kosova vazhdon të jetë një lojtar konstruktiv dhe aktiv në rajon, duke kontribuuar në paqen, stabilitet dhe bashkëpunim midis vendeve të rajonit” përfundoi Ambasadori Spahiu.