Follow us on:

Delegacioni i Institutit Albanologjik të Kosovës në vizitë studimore në Turqi

Ankara, 3 nëntor 2015 - Me ftesë të Institutit kulturor Atatürk dhe Institutit Yunus Emre të Republikës së Turqisë, një delegacion prej tridhjetë e pesë anëtarësh nga Instituti Albanologjik i Kosovës i kryesuar nga drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, ka qenë për vizitë studimore e turistike në Republikën e Turqisë, ku kanë qëndruar prej 3-7 nëntor.

Ky delegacion, po ashtu, është pranuar në ambientin e Ambasadës në Ankara nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu me bashkëpunëtorë. Ambasadori Spahiu falënderoi për këtë vizitë si dhe e informoi delegacionin se me cilat aktivitete e diplomacisë kulturore merret Ambasada e Kosovës në Ankara.