Follow us on:

Ligjërata e Ambasadorit Spahiu në Universitetit Bilkent

Ankara, 4 nëntor 2015 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu, ka ligjëruar në ambientet e Universitetit Bilkent në Ankara para studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të shkencave politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Universitetit të Bilkentit për temën “Establishing State in Kosovo”.

Fokusi i veçantë i ligjëratës së ambasadorit Spahiu ishte procesi i pavarësimit të Republikës së Kosovës, procesi i shtetformimit të Kosovës dhe njohja e saj. Po ashtu, ai ka folur edhe për rolin e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, si dhe ku qëndron Republika e Kosova në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare e rajonale dhe cili është niveli i bashkëpunimit në marrëdhëniet me Republikën e Turqisë. Me këtë rast ambasadori Spahiu ka dhënë përgjigje në pyetje të shumta të studenteve dhe të pranishmëve.