Follow us on:

Ambasadori Spahiu është takuar me Ministrin turk të kulturës dhe turizmit Yalçı Topçu

Ankara, 14 tetor 2015 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu, i shoqëruar nga ministri-këshilltar, z. Güner Ureya, ka vizituar Ministrin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Yalçı Topçu.

Në një takim të përzemërt dhe miqësor është biseduar lidhur me bashkëpunimin e deri tanishëm në fushën e kulturës ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, si dhe janë  vlerësuar marrëdhënie në fushën e turizmit. Gjatë takimit është përmend që gjatë vizitës së Ministrit turk të Kulturës dhe Turizmit në Kosovë të përfundon edhe procesi me nënshkrimin e Marrëveshjes për bashkëpunim kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit te Republikës se Turqisë.

Me fokus të veçantë është biseduar për edhe për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO, gjë që Turqia edhe një herë dëshmoi mbështetjen e saj pa kushte.

Ndër të tjera, ministri Topçu ka thënë që se “unë si ministër i Kulturës dhe Turizmit jam duke u konsultuar me miq se çka mund të bëj në këtë aspekt. Kosovën e shoh me një sy të veçantë dhe kam dëshirë që ta vizitoi jashtë protokollit zyrtar. Dua ta vizitoj ashtu si e kam vizituar edhe dje. Tani kam mundësinë për të bërë më shumë për Kosovën dhe ju do të konsultoheni edhe me miqtë tanë se çfarë mund të bëjmë, çfarë mund të ju sjellim juve’’.

Ambasadori Spahiu kërkoi që sa më shumë qytetarë nga Turqia të vizitojnë Kosovën dhe theksoi edhe rëndësinë e mesazheve të ministrit në vizitën e tij lidhur me rritjen e numrit të vizitorëve nga Turqia.