Follow us on:

Në Ankara është hapur ekspozita e artistëve kosovarë “Identiteti im”

Ankara, 25 maj 2015 - Me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara si dhe në bashkëpunim me Komunën e Çankajës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në Ankara, është hapur ekspozita e pikturës dhe fotografisë me titullin “Identiteti im” e vëllezërve nga Kosova, piktorit Xhevdet Pantina dhe fotografit Avni Pantina.

Ankara, 25 maj 2015 - Me përkrahjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Ankara si dhe në bashkëpunim me Komunën e Çankajës dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës në Ankara, është hapur ekspozita e pikturës dhe fotografisë me titullin “Identiteti im” e vëllezërve nga Kosova, piktorit Xhevdet Pantina dhe fotografit  Avni Pantina.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu, nënkryetari i Komunës së Çankajasë, Nafiz Kaya dhe Xhevdet Pantina kanë mbajtur fjalime lidhur me konceptin e ekspozitës. Ambasadori i Spahiu ndër të tjera ka thënë se “si pjesë vizuale e diplomacisë publike dhe kulturore të çdo vendi ekspozimi i vlerave të vërteta të artit është tepër i rëndësishëm. Asetet artistike krijuese, materiale dhe shpirtërore të një vendi, kuantifikojnë masën e vlerave të tilla, hapin mundësi komunikimi të jetës së vendeve a popujve, zgjerojnë hapësirat komunikuese”.

Ambasadori ka shtuar se “arti afron vendet e njerëzit përmes universales, asaj që është e përbashkët dhe që kalon përmbi ndasinë dhe ekskluzivitetin vetjak”. Për më tepër, ndarja e përbashkët e përvojave në një art të mirëfilltë mund të krijojë mirëkuptim të ndërsjellë midis popujve dhe kjo ekspozitë e pikturës dhe fotografisë, e dy artistëve vëllezër nga Kosova, Xhevdet dhe Avni Pantina, e përgatitur dhe e ekspozuar në Ankara, me qëllim të prezantimit para artdashësve turk, paraqet një synim dhe përpjekje të tillë për afrim e njohje të ndërsjellë.

Prezantimi i këtillë është pjesë tradicionale e diplomacisë. Ky është një shembull kontakti për të shpjeguar kulturën dhe krijimtarinë artistike që kultivohet në Kosovë. Prezantimi i kësaj kulture përmes pikturës dhe fotografisë së krijuesve nga Kosova mund të ndihmojë në njohjen më të mirë të Kosovës dhe të popullit të saj në përgjithësi. Arti dhe kultura i kontribuon mirëkuptimit midis popujve dhe në këtë rast të rrallë të kuptuarit të shpirtit shumë kohë të trazuar dhe përfundimisht të qetësuar të popullit të Kosovës.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Ankara është e nderuar që është pjesë e kësaj ekspozite dhe falënderon të gjithë ata që iu bashkuan asaj, artistët krijues dhe, veçanërisht komunën e Çankajës dhe Qendrës së Arteve Moderne, që i kontribuoi shumë mundësisë së prezantimit të vlerave të artistike të kësaj ekspozite’’. Gjatë hapjes së ekspozitës kanë qenë të pranishëm shumë diplomatë të shteteve të akredituara në Turqi. Po ashtu, në këtë hapje të ekspozitës kanë qenë të pranishëm shumë shqiptarë nga diaspora, studentët, shoqëria civile, etj. Ekspozita e cili është hapur më datën 21 maj 2015 do të mbyllet më datën 31 maj 2015.