Follow us on:

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi pjesëmarrës në Samitin e Paqes dhe Ceremoninë në Çanakkale

Stamboll, 24 prill 2015 - Me ftesë të Qeverisë së Republikës së Turqisë, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i shoqëruar nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Turqisë, Avni Spahiu vizitoi Stambollin dhe Çanakkalan me rastin e përvjetorit të 100-të betejës së Çanakkalasë.

Pas Samitit të Paqës në Stamboll, në ditën e dytë zëvendëskryeministri, njëherësh ministri Thaci i shoqëruar nga Ambasadori Spahiu ka vizituar monumentet e turqve dhe britanikëve dhe aleatëve të tyre në Çanakkale.

Në ceremoninë që është mbajtur me rastin e shënimit të 100-vjetorit të Betejës së Çanakkalesë kanë marrë pjesë shumë kryetarë shtetesh, kryeparlamentarë, kryeministra, ministra, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendeve nga të gjitha pjesët e botës.